Arte
Nicolas Cage akuzon James Franco që i ka marrë karakterin e tij për filmin ‘Spring Breakers’
Demokracia
14:47 | 29 Mars 2021

Share:

Një intervistë e re e Nicholas Cage me Seth Rogen  zbulon shumë gjëra.

Aktori sqaron thashethemin në lidhje me Emma Watson që u largua nga xhirimet e filmit “This Is the End”, duke thënë se nuk kishte ndjenja të këqija mes tyre, transmeton Demokracia.com

Rogen vuri në dukje që Nicolas Cage mendon se James Franco mund të ketë vjedhur idenë e tij për të luajtur karakterin e tij në “Spring Breakers” si një “Bahamian të bardhë” nga audicioni që kishte bërë Cage për të luajtur “The Green Hornet”.

Cage tregoi se sa shumë dëshironte ai të luante si një ‘Bahamian i bardhë’, me një theks të trashë Karaibe dhe  të interpretojë një skenë në të cilën ai do të hidhte gjak derrash mbi Rogen ‘Green Hornet’ në një ‘ritual vudu’ “.

Historia vazhdon, “Ai nuk e mori rolin, por kërkoi një takim kohët e fundit, gjatë së cilës Cage e pyeti Rogen nëse ai do t’i kishte thënë James Franco-s për idenë e tij”.

Pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë, personazhi i Frankos, i quajtur Alien, në “Spring Breakers” përshtatet shumë me atë përshkrim të një “Bahamiani të bardhë” siç është përshkruar nga Nicolas Cage.

Rolin në fjalë nga filmi “The Green Hornet” të Michel Gondry 2011 e mori Christoph Ëaltz, i cili e mori personazhin në një drejtim të vendosur ndryshe./Demokracia.com

Të ngjashme