Arte
Nga muret e muzeut “Louvre”, në trupin tuaj: Veshjet me veprat artistike të muzeut më të famshëm në botë
Demokracia
13:50 | 27 Shkurt 2021

Share:

Veprat e artit të muzeut Louvre tani në veshjet e përditshme

Firma e veshjeve UNIQLO në fillim të këtij viti shpalli partneritetin katër-vjeçar me muzeun e Louvre-it.

Qëllimi I këtij bashkëpunimi ishte ndarja e kënaqësisë së artit me publikin e gjerë, duke sjellë veshje të përditshme të printuara me fotografitë e veprave të artit, shkruan Demokracia.com.

Koleksioni u lansua më 5 shkurt të këtij viti.

35 mijë punime artistike janë të ekspozuara në muzeun e Louvre-it, dhe linja UT sjell piktura, skulptura dhe kanvancë nga mjeshtra të artit në veshje.

Një pjesë e koleksionit u krijua nga grafisti britanik Peter Saville, i njohur për revolucionarizmin e dizajnit të kopertinës së rekordeve në fillim të viteve të 80ta, veçanërisht për Joy Division dhe New Order.

Qasja grafike e Saville u frymëzua nga sistemi i inventarit që muzeu përdorë për të kataloguar veprat e artit.

Koleksionin e gjeni KËTU. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme