Sport
Newcastle prezanton fanellat me ngjyra të Arabisë Saudite, tërbohen tifozët e klubit
Demokracia
16:25 | 28 Qershor 2022

Share:

Newcastle United prezantoi sot fanellat e treta me ngjyrat bardh e gjelbër, ngjyrat këto që simbolizojnë edhe flamurin e Arabisë Saudite dhe të kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme pajisjet e kombëtares së futbollit të atij vendi.

Kjo lëvizje e klubit anglez nuk është befasi, duke qenë se në fund të vitit të kaluar, Fondi i Investimeve Publike (PIF) i Arabisë Saudite mori pronësinë e klubit që bën gara në Premierligë.

Pas projektit qëndron Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kështu që Neëcastle u bë një klub me bosët më të pasur në botë.

Tifozët e Newcastle, ngjyrat kryesore të të cilëve janë bardh e zi, shprehën pakënaqësinë në rrjetet sociale për vendimin e drejtuesve që kompletin e tretë të fanellave ta kenë në ngjyrat e Arabisë Saudite./Demokracia.com/

Të ngjashme