Auto&Tech
New York-u do të testojë skanerët e armëve me Al
Demokracia
23:57 | 30 Mars 2024

Share:

Zyrtarët e qytetit të New York-ut kanë njoftuar për një program për vendosjen e skanerëve të armëve me Inteligjencë Artificiale (Al) në metrotë e qytetit, si pjesë e një përpjekjeje për të ndaluar dhunën nën tokë.

Bëhet e ditur se skanerët do të vendosen në stacione të caktuara pas një periudhe pritjeje 90 ditore të mandatuar me ligj.

“Mbajtja e amerikanëve të sigurt në metro është çelësi për të siguruar që New York-u të mbetet qyteti më i madh në SHBA”, tha kryebashkiaku, Eric Adams.

Gjithashtu, Adams tha se zyrtarët do të punojnë për të identifikuar kompanitë me ekspertizë në teknologjinë e zbulimit të armëve, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Skaneri që ai dhe zyrtarët e policisë prezantuan gjatë një konference shtypi në Manhatan është prodhim i Evolv, kompani kjo e cila është nën hetim nga rregullatori tregtar i SHBA-së.

Evolv i përshkruan skanerët e saj të aktivizuar me Inteligjencë Artificiale, me frekuencë ultra të ulët dhe sensorë të avancuar për zbulimin e armëve të fshehura.

Por, për saktësinë e këtyre skanerëve, Adams tha se qyteti do të kryejë vetë analizën. Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të vendosen skanerët.

Edhe pse dhuna është e rrallë në metrotë e qytetit, sulmet e fundit me armë kanë bërë që shteti amerikan të ndërmarrë një hap të tillë.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Dhjetor 2024