Auto&Tech
New York Times padit në gjykatë OpenAI dhe Microsoft
Demokracia
08:42 | 28 Dhjetor 2023

Share:

Gazeta Amerikane The New York Times paditi në gjykatë OpenAI me pretendimet se janë shkelur të drejtat e saj të autorit për të trajnuar sistemet e saj.

Padia, e cila përmend edhe Microsoft, thotë se firmat duhet të mban përgjegjëse për dëme me vlerë miliarda dollarë.

ChatGPT dhe modelet e tjera të inteligjencës artificiale (LLM) mësojnë duke analizuar sasi të mëdha të dhënash marrë kryesisht nga burime online.

Sipas padisë miliona artikuj të publikuar nga New York Times janë përdorur pa autorizim për ta bërë ChatGPT më inteligjent duke thënë se mjeti tashmë po konkurron me gazetën si një burim i besueshëm informacioni.

Gjithashtu thuhet se lexuesit mund të kenë qasje në përmbajtjet e New York Times pa paguar për të e cila përkthehet në humbje të ardhurash nga abonimet por edhe klikimet në reklama.

Kompania dha një shembull të motorit të kërkimit Bing – ku disa funksionalitete bazohen në ChatGPT – i cili prodhon rezultate nga një uebsajt në pronësi të New York Times pa cituar artikullin origjinal apo vendosur lidhje të tyre.

Kujtojmë se Microsoft ka investuar 10 miliardë dollarë në OpenAI. Padia u dërgua pranë gjykatës federale të Manhattan.

Të ngjashme