Auto&Tech
Nëse keni probleme me baterinë pas instalimit të iOS 14.5 provoni këto mënyra
Demokracia
11:05 | 02 Maj 2021

Share:

Çdo update i ri i iOS shoqërohet me polemika të shumta rreth performancës së dobët të baterisë. Zakonisht, kur ka update të mëdha, probleme të tilla shkaktohen nga vjetërsia e pajisjeve ose prania e bugs në proçeset e kalibrimit.

Në qoftë se bateria juaj ka filluar të shkarkohet më shpejt se zakonisht pas azhornimit në iOS 14.5 filloni të provoni disa hapa që mund të zgjidhin problemet tuaja.

  • Prisni, pritja është ndonjëherë çelësi i zgjidhjes. Duhet pak kohë pas update-imit që smartphone-i vendosë në vend të gjitha gjërat.
  • Kontrolloni hapësirën bosh që keni në smartphone. Nëse keni më pak se 1GB, Apple fillon të kryejë shumë veprime në mënyrë që të mbajë funksional iPhone-in tuaj, duke konsumuar më shumë bateri. Gjëja më e mirë që mund të bëni është lirimi i më tepër hapësire.
  • Bëni disa recharge cycles me iPhone-in tuaj. Kjo nënkupton karikimin e plotë të pajisjes dhe skarkimin deri në 10-5% para se ta rikarikoni atë.
  • Kontrolloni Battery Health. Futuni në aplikacionin Settings > Battery > Battery Health. Kapaciteti maksimal duhet të jetë mbi 80%, dhe nëse shihni ndonjë mesazh rreth rikalibrimit të baterisë, do t’ju duhet të prisni disa minuta.

Nëse të gjitha këto hapa nuk kanë rezultat, ndoshta ka ardhur koha për të zëvëndësuar baterinë e iPhone-it tuaj.

Të ngjashme