Sport
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri
Demokracia
21:59 | 28 Mars 2024

Share:

Në verë, Bayern Munich do të tentojë të sjellë Xabi Alonson si trajner të ri, pra pasardhës për Thomas Tuchelin, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Megjithatë, Bayern Munich nuk është i vetmi klub që e dëshiron Alonson, ish-mesfushorin fantastik spanjoll, që është afër titullit të Bundesligës me Bayer Leverkusen dhe luan edhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Liverpooli po monitoron gjithashtu Alonson si zëvendësues të Jurgen Klopp.

Nëse ai nuk e fiton garën për Alonson, Bayern duhet të ketë një alternativë, ku sipas Bild dhe Sky mund të jetë trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi,

Drejtori sportiv i Bayer Munich, Max Eberl, e dëshiron De Zerbin, por udhëheqja e klubit beson se mosnjohja e gjuhës gjermane mund të jetë problem për italianin.

Emrat tjerë që janë përmendur janë edhe Antonio Conte, Jose Mourinho, Zinedine Zidane dhe Julian Nagelsmann, për të cilët do të ishte një rikthim në bankinën bavareze.

Po ashtu një emër befasues në listë është edhe ai i Ralf Rangnick. Rangnick është përzgjedhës i Austrisë, me të cilin do të garojë në Euro 2024 në grup me Francën, Holandën dhe Poloninë.

Kontrata e tij me kombëtaren austriake është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe është e diskutueshme nëse ai do të largohej nga posti i tij.

Por sipas mediumeve gjermane, Rangnick ka ëndërruar prej kohësh të drejtojë Bayernin.

Ai ka bërë karrierë në Gjermani me klube si Stuttgart, Hannover, Schalke, Hoffenheim, RB Leipzig, por edhe Manchester United në Angli.

Ai njihet për krijimin e sistemit fantastik të Red Bull që tërheq talentet më të mira dhe luan futboll të të shpejtë dhe tërheqës.

Të ngjashme