Lajme
Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë
Demokracia
11:11 | 31 Mars 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimet shoqërore.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama në rrjete sociale.

 

Të ngjashme