Lajme
Nënkryetari i Prishtinës kërkon ndihmën e qytetarëve për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë
Demokracia
09:13 | 22 Gusht 2022

Share:

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.

“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qeneve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.

Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.

Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.

Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet.

LEXO EDHE: 

Qentë shtrijnë pushtetin në një lagje të Prishtinës, Përparim Ramës i kërkohet zgjidhje

Të ngjashme