Lajme
Qentë shtrijnë pushtetin në një lagje të Prishtinës, Përparim Ramës i kërkohet zgjidhje
Demokracia
08:53 | 22 Gusht 2022

Share:

Qentë endacakë kanë vërshuar në një lagje të Prishtinës.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, është publikuar një video ku dhjetëra qenë shihen teksa sulmojnë njëri tjetrit.

Por përpos sulmit ndaj njëri tjetrit, ata sulmojnë shpesh edhe qytetarët.

E për këtë është kritikuar Komuna e Prishtinës që sipas kritikëve nuk po merr masa.

Kryeqyteti që drejtohet nga Përparim Rama, ka vendosur ushqim në disa hapësira për t’u ushqyer qentë endacakë.

Por ata nuk janë ndalur së vërshuari nëpër shumë lagje të Prishtinës. Po kërkohen veprime më efektive.

Prishtina ka vite që përballet me këtë problem e secili subjekt politik gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi.

Të ngjashme