Arte
Nëna e Quentin Tarantino-s flet për deklaratën e të birit
Demokracia
15:09 | 15 Gusht 2021

Share:

Nëna e kineastit Quentin Tarantino i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, pas deklaratës së tij që bëri jo pak bujë.

Siç mund ta keni lexuar, në një intervistë në podkastin “The Moment” me Brian Koppelman, Tarantino u shpreh se në fëmijëri u zotua të mos i jepte të ëmës asnjë qindarkë pasi të bëhej i suksesshëm, sepse dyshohet se ajo e ka dekurajuar karrierën e tij.

“Në lidhje me djalin tim Quentin – unë e mbështes, jam krenare, e dua atë dhe familjen e tij në rritje,” tha e ëma, Connie Zastoupil për USA Today.

Zastoupil, e cila mendohet se ishte 16 vjeçe kur solli në jetë Tarantino-n, shtoi:

“Më gëzoi fakti që vallëzova në dasmën e tij dhe lajmi i lindjes së nipit tim, Leo.”

Ajo theksoi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e asaj çfarë diskutohet nëpër media.

“Është e lehtë të rrotullohen gjërat dhe të bëhen virale pa kontekstin e plotë. Nuk dëshiroj të marr pjesë në këtë tërbim të shkëmbimeve mediatike.”

‘Jam betuar të mos i jap asnjë qindarkë’: Nëna e

Regjisori i “Pulp Fiction” mendohet se e shkroi skenarin e parë të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç. Gjatë intervistës, ai rrëfeu se kishte probleme me notat në shkollë dhe kishte një marrëdhënie jo të qetë më të ëmën për shkak të mësimeve.

“Po më bërtiste dhe pastaj më tha: ‘Oh, meqë ra fjala, kjo ‘karriera e vogël e shkrimit’, duke bërë thonjëzat me gishtërinjtë. Kjo ‘karriera e vogël e shkrimit’ që po merresh? Ky budallallëk ka marrë fund.”

Tarantino kujtoi, ‘Dhe kur ma tha në mënyrë sarkastike, mendova, ‘Mirë, zonjë. Kur të bëhem një skenarist i suksesshëm, ti nuk do të marrësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të kesh shtëpi. Nuk do të kesh pushime. Nuk do të ketë Elvis Cadillac për mamin. Nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti the këtë gjë.”

Të ngjashme