Lajme
Nën kërcënimin e armës taksistit në Prishtinë i vidhen 132 euro dhe dy telefona
Demokracia
08:32 | 02 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Keqekollë të Prishtinës një punëtorit të një kompanie taksish i janë vjedhur nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona mobilë.

Ai treguar se është kërëcnuar nga tre persona që i kanë hipur në veturë dhe pasi kanë vjedhur paratë janë larguar në drejtim të panjohur.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Keqekollë, Prishtinë 01.05.2022 – 02:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme