Arte
Në Teatrin Kombëtar mbahet mbledhje komemorative për Ismet Bogujevcin
Demokracia
22:28 | 18 Maj 2021

Share:

Të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative për doajenin e këngës shqipe, të ndjerin Ismet Bogujevci.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport nëpërmjet një komunikate për media, transmeton Demokracia.com

“Në mbledhjen komemorative, do të kemi rastin të nderojmë figurën e tij si profesionist, kontribues dhe personalitet të lartë me vlera të mëdha për trashëgiminë tonë kulturore”, thuhet në njoftim.

Mbledhja do të mbahet në ora 13:00, kurse pjesëmarrja do të jetë vetëm me ftesa./Demokracia.com/

Të ngjashme