Arte
Në teatrin “Hadi Shehu” sonte premiera e shfaqjes “Farsë në Wallworth”
Demokracia
18:00 | 30 Prill 2021

Share:

Me regji nga Butrint Pasha, tragjikomedia “Farsë në Wallworth” hap sezonin e teatror të këtij në teatrin e qytetit të Gjakovës.

Shfaqja ka për temë fatin e një familje, ku pas vdekjes së nënës trashigimia e nënës manipulohet nga njëri nga fëmijët xheloz për trashigiminë e tjetrit, transmeton Demokracia.com

Ekipa e aktorëve që janë pjesë e shfaqjes përfshin Edmond Hafizademi, Besfort Berberi, Arbies Komoni dhe Vlora Dervishi.

Shfaqja vjen premierë më datë 30 prill, në ora 20:00 dhe repriza e parë më datë 01 maj, në ora 20:00.

Nga teatri kanë njoftuar se numri i publikut është i limituar dhe duhet respektuar masat anti-covid me distancë dhe kujdes të shtuar./Demokracia.com/

Të ngjashme