Lajme
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, Policia jep detaje rreth arrestimit të vëllait të drejtorit të TEB Bankës
Demokracia
16:29 | 18 Mars 2022

Share:

Tarkan Ozdemir, i vëllai i drejtorit të TEB bankës, është arrestuar sot në Prishtinë nga njësia FAST Kosova.

Demokracia.com ka raportuar se Ozdemir ishte në kërkim ndërkombëtar nga uatoritetet e Moldavisë.

Policia e Kosovës në një deklartarë për Demokracia.com kanë thënë ai ishte duke u kërkuar për veprën penale mashtrim.

“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim.”, është thënë në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore./Demokracia.com/

LAJMI I FUNDIT| Arrestohet vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë

Të ngjashme