Lajme
LAJMI I FUNDIT| Arrestohet vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë
Demokracia
14:45 | 18 Mars 2022

Share:

Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është arrestuar të premten në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Demokracia.com mëson se Ozdemir është arrestuar si i dyshuar për mashtrim.

Mësohet se arrestimi i tij është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës, bazuar në një urdhërarrest të INTERPOL-it.

I arrestuari, Tarkan Ozdemir kërkohej nga autoritetet e Moldavisë.

Orçun Ozdemir, vëllai i Tarkan Ozdemir, është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i Bordit të Bankës “TEB” në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme