ShowBiz
Në fillim JLo tani Angelina Jolie! Aktorja e njohur rikthehet tek ish-bashkëshorti
Demokracia
17:00 | 13 Qershor 2021

Share:

Gjatë ditës së shtunë është raportuar se aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.

Me rastin e ditëlindjen së 46-të ajo ka shpenzuar orë të tëra duke eksploruar në Brooklyn, shkruan Demokracia.com.

Vizita tek ish-bashkëshorti thuhet se ka ndodhur në mbrëmje, ku Jolie është parë teksa dilte nga apartamenti i Miller, ndërsa mëngjesin e së dielës është parë duke vrapuar në lagjen e njejtë.

Miller dhe Jolie u martuan në mars të vitit 1996, por martesa e tyre nuk zgjati shumë pasi ata u divorcuan në vitin 1999. /Demokracia.com/

Të ngjashme