Lajme
Ndodh edhe kjo, ‘pinjolli’ i Enver Hoxhës i mban leksione patriotike Ali Ahmetit
Demokracia
10:42 | 09 Janar 2024

Share:

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, i cili e kritikoi Kurtin për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, Feraj në mënyrë jo korrekte ia ka përmendur “pleqërinë” Ahmetit, i cili së fundmi i mbushi 65-vjeç. Pra Feraj duket se e ka tallur për një fakt biologjik.

Madje, ai ka shtruar edhe një pyetje, që më shumë gjasë, ishte vetëm retorike.

“A po shpik Ali Ahmeti në MV një komb alternativ ndaj ndaj kombit shqiptar në MV, siç e shpikën “kombin kosovar”?

Me sa duket, në fakt dhe në mendjen “e vet” e ka bërë tashmë, veç emrin nuk ia ka gjetur.

Kjo është risia e mendimit ahmedist, tani, në pleqëri.” – shkroi ai, ndër të tjera.

Të ngjashme