OpEd
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, BE ka nevojë për Kinën më shumë se kurrë
Demokracia
10:21 | 10 Prill 2023

Share:

Nga: Luce McGee

Një nga gjërat më pak të pritshme pas një viti konflikt ishte se presidenti i Kinës Xi Jinping do të takohej me liderët euopianë. Këtë javë, presidenti francez Emmanuel Macron u takua me Xi, i cili nuk e ka dënuar luftën e Vladimir Putinit dhe ka shpallur “partneritetin pa kufi” mes Kinës dhe Rusisë.

Në takimin e tij me presidentin kinez, Macron i kërkoi Xi Jinping ta bënte Putin të arsyetonte.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe BE-së kanë qenë me ulje-ngritje gjatë dekadës së fundit. Ndërsa u nënshkrua një marrëveshje investimi në vitin 2020 pas vitesh negociatash, ajo aktualisht është e “ngrirë” pjesërisht për shkak të dallimeve politike.

BE e ka quajtur Kinën një rival por edhe sepse qeveria kineze sanksionoi anëtarët e Parlamentit Europian pasi ata kritikuan mënyrën se si Kina ka trajtuar myslimanët ujgurë.

Gjërat kanë qenë të tensinuara që atëherë dhe mungesa e takimeve gjatë pandemisë përkeqësoi edhe më shumë situatën. Kjo shkaktoi zemërim të madh te disa anëtarë të BE-së, të cilët i cilësojnë marrëdhëniet ekonomike me Kinën si thelbësore për ambicien e bllokut për t’u bërë një lojtar i madh gjeopolitik, raporton abcnews.al.

Përpara vizitës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të BE-së, kishte kritikuar Kinën. Megjithatë, ajo tha se europianët nuk duhej të largoheshin nga Kina, por të reduktonin çdo rrezik në partneritetet e tyre, në vend që të shkëputeshin nga Kina, siç kërkon SHBA.

Bashkimi Europian, i kritikuar shpesh për qasjen e tij ndaj çështjeve ndërkombëtare, kur padrejtësia bie drejtpërdrejt në ambicien e tij ekonomike, ka qenë shumë më e vështirë ndaj Rusisë sesa pritej.

Përmes një sërë sanksionesh dhe ndihme të koordinuar ushtarake, Brukseli ka befasuar diplomatët dhe zyrtarët në institucione të tjera mbikombëtare si NATO dhe OKB..

Por BE-ja ka refuzuar të dënojë mikun më të rëndësishëm për Putinin. Kriza e Ukrainës ka detyruar shumë zyrtarë europianë që në disa raste të arrijnë në përfundimin se marrëdhënia e tyre me Kinën mund të jetë më e rëndësishme tani se sa ishte më parë.

Një diplomat europian shpjegon pse nuk mund të ndjekësh një linjë të ashpër, të stilit amerikan të shkëputjes nga Kina.

“Ne nuk jemi në një pozicion gjeografikisht, ekonomikisht apo strategjik për të bërë atë që po bën SHBA. Ne nuk mund të largohemi nga Rusia dhe Kina në të njëjtën kohë”, tha diplomati për CNN.

“Sanksionet kundër Rusisë rritën çmimet e energjisë. Qëllimi ynë është kalimi nga gazi rus në energjinë e rinovueshme.

Një nga mënyrat janë panelet diellore të lira. Kush prodhon panele diellore të lira? Kina.

Një tjetër diplomat tha se ndërsa “askush nuk është naiv dhe mendon se duhet t’i hapim dyert teknologjisë kineze”, shumica e kanë pranuar se “nëse duam të arrijmë qëllimet tona afatgjata, duke përfshirë të bëhemi një lojtar gjeo-politik që mund të mbajë ndikim mbi Kinën, ne kemi nevojë për një ekonomi të fortë.

Shtetet anëtare, përfshirë ato që historikisht kanë pasur një pikëpamje më të butë për Kinën si Franca dhe Gjermania, janë më të kujdesshëm se sa kanë qenë për vite me radhë.

“Ne kemi një problem me Rusinë që do ta kemi për breza,” tha për CNN një zyrtar qeveritar i një shteti anëtar me ndikim të BE-së.

Të gjithë e mbështesin vizitën e Macron dhe bien dakord që ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Kinën, por ne jemi të shqetësuar se ku përfundon gjithçka dhe çfarë bën Kina në kontekstin e Ukrainës.”

Alicja Bachulska, një anëtare e politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha për CNN se ekziston një dritare mundësie për Europën për të riformuar marrëdhëniet e saj ekonomike me Europën, raporton abcnews.al.

“Ne nuk duhet të ulemi dhe të pranojmë se Kina ka më shumë fuqi se Europa. Ndërsa do të jetë shumë e vështirë të bindësh Kinën të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës, angazhimi ekonomik me Pekinin është ende një domosdoshmëri për BE-në.

Por ndërkohë që ne e bëjmë këtë, ne gjithashtu duhet të diversifikojmë ekonominë tonë në mënyrë që të jemi më pak të varur nga Kina.”

Alexander Stubb, ish-kryeministri i Finlandës, beson se “sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shënon fundin e epokës së pas Luftës së Ftohtë dhe fillimin e krijimit të një rendi botëror” dhe se nëse Europa dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm në kjo do të thotë të qëndrosh sa më afër SHBA-së, por jo të shkëputesh nga Kina.

Që kur Putin pushtoi Ukrainën, përgjigja kryesisht e koordinuar e Perëndimit ngriti pikëpyetje për një rikthim në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA.

Por pikëpyetjet për Kinën nuk janë zhdukur. Dhe për Europën, çështja se në çfarë poziconi po e vendos veten në një botë shumëpolare që është bërë më e ndërlikuar dhe mbart më shumë rrezik se kurrë.

/abcnews.al

Të ngjashme
OpEd • 27 Prill 2024