Arte
Ndërron jetë skenaristi dhe regjisori Kujtim Gjonaj
Demokracia
20:41 | 28 Shkurt 2021

Share:

Skenaristi dhe regjisori Kujtim Gjonaj, ka ndërruar sot jetë, në moshën 74 vjeçare.

Veprimtaria e tij ka përfshirë regjinë e filmave dokumentarë, artistikë dhe vizatimorë, produksionin dhe botimin e librave.

Me një përvojë që përfshin redaktimin e skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, deri te shkrimi dhe regjia e filmave të tij, të qenit drejtor i Alba Filmit dhe krijimi i shtëpisë prodhuese filmike “Bota Shqiptare”, kontributi i Kujtim Gjonaj në fushën e filmit ka qenë i madh.

Përpos vlerësimeve të shumta të krijimtarisë së tij në Shqipëri, vlen të përmendet se në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” u vlerësua me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Sa i përket filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979./Demokracia.com

Të ngjashme