ShowBiz
Ndërron jetë këngëtarja e famshme, Astrud Gilberto
Demokracia
16:26 | 06 Qershor 2023

Share:

Astrud Gilberto ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Muzikantja është më e njohur për këngën “Girl From Ipanema”, shkruar nga kompozitori Antonio Carlos Kobin dhe poeti Vinicius de Moraes dhe i transformuar në anglisht nga Norman Gimbel.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar djali i saj, Marcelo për The Independent.


Foto: Shutterstock
Ai njoftoi se nëna e tij kishte vdekur më 5 qershor, por nuk zbuloi shkakun e vdekjes.

Gilberto fitoi famë në vitin 1963 kur këndoi “Girl From Ipanema”, e cila vazhdoi të bëhej e famshme botërore.

Foto: Redferns
Kënga fitoi ‘këngën e vitit’ në çmimet ‘Grammy’ dhe vetë Gilberto u nominua në çmimet për ‘performancën më të mirë vokale’.

E ndjera është nga Bahia në Brazil dhe emigroi në ShBA në vitin 1963 pas suksesit të këngës.

Ajo vazhdoi të regjistronte këngë në shumë gjuhë, dhe gjithashtu u angazhua në aktrim. /Telegrafi/

 

Të ngjashme