Sport
Napoli vazhdon sigurt drejt titullit, e mund pa telashe Cremonesen
Demokracia
22:39 | 12 Shkurt 2023

Share:

Napoli ka marrë një tjetër fitore me “aromë” të titullit kampion në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka triumfuar 3:0 kundër Cremoneses në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në kuadër të javës së 22-të, shkruan Demokracia.com.

Kvaratskhelia kaloi vendasit në avantazh në minutën e 22-të pas një depërtimi fantastik në zonë.

Për golin e dytë u desh të pritej minuta e 65-të kur Osimhen shënoi golin e dytë për Napolin.

Goditjen e fundit mysafirëve ua dha Elmas me golin e minutën e 79-të.

Si zakonisht, mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u aktivizua për 90 minuta te Napoli.

Me këtë fitore, Napoli vazhdon sigurtë drejt titullit kampion në Itali. Ata kanë 59 pikë në vendin e parë, 16 pikë më shumë se ndjekësi i parë Interi që ka një takim më pak.

Cremonese është e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme