Lajme
DOKUMENTE | Superkëshilltari i kryeministrit majtist që posedon 300 mijë euro cash dhe 200 mijë euro bono të thesarit të shtetit
Demokracia
18:10 | 26 Prill 2024

Share:

Dr. Jusuf Ulaj, specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut i njohur kosovar, figuron si këshilltar i jashtëm politik për shëndetësi i kryeministrit Albin Kurti. Është publikuar edhe deklarimi i tij i pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Doktori për nga pasuria peshon pothuajse sa krejt këshilltarët e tjerë të Kurtit, shkruan Demokracia.com.

Nga deklarimi i pasurisë së tij rezulton se ai ka kursyer mjaft shumë nga puna e tij shumëvjeçare dhe nga të hyrat e klinikës private që ka.

Vetëm para në bankë, Ulaj ka deklaruar 300 mijë euro.

Nga to, në emrin e tij janë 277 mijë e 110 euro, ndërsa të bashkëshortes 7,957.00 euro dhe 14,841.48 euro janë të fëmijeve.

Përveç kësaj, Ulaj ka deklaruar se posedon 200 mijë euro bono të thesarit, të cilat i ka pranuar në vitin 2021. Dihet që bonot janë investime – letra më vlerë, të cilat shteti është i obliguar t’ia kthejë me kamatë, pasi ato kanë një afat maturie dhe janë blerë në vitin 2021, kur Ministria e Financave kishte hapur ankand. Realisht, kontoja e tij posedon para në një vlerë mbi gjysmëmilioni euro, shkruan Demokracia.com.

Por, edhe për kah patundshmëria qëndron mjaft mirë, pasi posedon dy banesa, një vilë, një shtëpi, ambulancë private, parcela të tokës e truall.

Të ardhurat vjetore nga “Klinika Aura”, ku posedon 50 për qind të aksioneve i ka deklaruar në vlerë prej 69,400.00 euro. 7,900.00 $, si të hyra vjetore i ka deklaruar se janë përfituar nga United States of America, si honorar për angazhim profesional/edukativ për trajtimin e traumave psikologjike në Ukrainë.

Ulaj është këshilltar probono (pa pagesë) i kryeministrit Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme