Sport
Napoli pa Rrahmanin synon që përmes fitores kundër Ajaxit ta sigurojë kalimin e grupit, formacionet zyrtare
Demokracia
17:48 | 12 Tetor 2022

Share:

Napoli dhe Ajaxi kanë publikuar formacionet startuese të duelit të Ligës së Kampionëve.

Stadiumi “Diego Armando Maradona” është vendtakim i dy skuadrave të Grupit A, shkruan Demokracia.com.

Napoli synon që përmes fitores ta sigurojë kalimin e grupit, me Ajaxin që me tri pikë eventuale të mund të vazhdojë të ëndërrojë fazën “nokaut”.

Napolitanët në këtë përballje janë pa mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin që pritet të mungojë gjatë pas një lëndimi.

Ballafaqimi nis nga ora 18:45.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia.

Ajax: Pasveer, Blind, Timber, Bassey, Sanchez, Taylor, Alvarez, Klaassen, Bergëijn, Berhuis, Kudus./Demokracia.com/

Të ngjashme