Sport
Napoli e “gjunjëzon” edhe Romën, Amir Rrahmanit me shokë po iu “buzëqesh” titulli në Serie A
Demokracia
22:43 | 29 Janar 2023

Share:

Napoli e ka shfrytëzuar në maksimum humbjen e Milanit, duke shënuar fitore kundër Romës në kryendeshjen e javës dhe kësisoj ka bërë hap të madh drejt titullit të kampionit në Serie A.

Të besuarit e trajnerit Luciano Spalletti triumfuan 2:1 kundër Romës në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Demokracia.com.

Osimhen realizoi super-gol për t’ia dhënë Napolit avantazhin ën minutën e 17-të, falë edhe asistimit nga Kvaratskhelia.

15 minuta para fundit të kohës së rregullt, për Romën në skenë doli El Shaarawy që barazoi shifrat.

Në këtë ballafaqim nga minuta e parë për vendasit u paraqit edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli mbetet lider i padiskutueshëm në renditjen e Serie A me 53 pikë, 13 më shumë se Interi. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme