Arte
Muzeu ekologjik nënujor – pse i duheshin 4 vjet për të përfunduar?
Demokracia
18:29 | 18 Mars 2021

Share:

Një muze ekologjik nënujor është hapur pranë ishullit Sainte-Marguerite, në brigjet e Kanës në Francë. Gjashtë skulptura maske janë instaluar në shtratin e detit për të inkurajuar jetën detare ti kthehet normalitetit.

Çdo pjesë është bërë nga materiale neutrale PH dhe ka një sipërfaqe të strukturuar për të krijuar shtëpi, zona shumimi dhe hapësira mbrojtëse për jetën detare. Ekspozita e zhytur është vendosur në mes të grupeve të barit të detit Posidonia. E njohur zakonisht si shirit mesdhetar, ajo formon livadhe të mëdha nënujore që janë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit të detit. Bimët e barit të detit të njohura si “mushkëritë e oqeanit” mund të gjenerojnë sasi të mëdha oksigjeni. Anijet po mbahen jashtë zonës për të parandaluar që spirancat e tyre të dëmtojnë livadhet dhe për të mbajtur të sigurt zhytësit.

Financuar nga Mairie de Cannes, projektit ju deshën katër vjet për t’u zhvilluar. Vendi dikur ishte i mbushur me mbeturina të tilla si motorë të vjetër dhe tubacione, të cilat u pastruan për t’i hapur rrugë muzeut.

Maskat janë të ndara në dy pjesë, pjesa që përballet me bregun e cila është “e fuqishme dhe madhështore” dhe pjesa që shikon nga oqeani tregon “brishtësi”.

Rritja detare dhe  zhvillimin i florës dhe faunës janë dy faktorë tepër të rëndësishëm, ndryshimi i të cilave tashmë ka filluar të shihet. /Euronews/

Të ngjashme