Lajme
Mustafi konfirmon emërimin si këshilltar i Bislimit
Demokracia
18:41 | 09 Gusht 2023

Share:

Demokracia.com ka raportuar sot se Ragmi Mustafi është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Mustafi, i cili deri para pak muajsh ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tash e tutje do të shërbejë si këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Mustafi përmes një postimi në Facebook.

Mustfi e ka quajtur mundësi të “jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën.

“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook. /Demokracia.com/ 

DOKUMENT | Ragmi Mustafi bëhet këshilltar në Qeverinë Kurti

Të ngjashme