Auto&Tech
Musk hedh në treg Grok, chatbotin e Inteligjencës Artificiale
Demokracia
09:39 | 13 Nëntor 2023

Share:

Elon Musk ka përfshirë inteligjencën artificiale në median e tij sociale “X”. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Musk, ka prezantuar një chatbot, të quajtur Grok, që do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi multimiliarderi në X, përpara publikimit të tij.

Musk tha se Grok, ndryshe nga mjetet e tjera të inteligjencës artificiale e do sarkazmën dhe do t’i përgjigjet pyetjeve “pikante” që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

Musk tha se një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e lëshimit të disa rivalëve.

Të ngjashme