Arte
Murali dëmtohet nga spektatorët në galeri
Demokracia
12:45 | 06 Prill 2021

Share:

Vepra artistike e grafiteve e ekspozuar në Korenë e Jugut është dëmtuar nga një çift që mendonte se furçat dhe bojërat e vendosura përpara pjesës ishin për përdorim nga vizitorët.

“Ata menduan se u lejohej ta bënin atë, si pjesëmarrës në veprën e artit dhe bënë një gabim,” i tha agjencisë së lajmeve Reuters kreu i ekspozitës në Seul.

Pasi stafi vërejti se kishte shenja të freskëta ngjyrash, pamjet e CCTV identifikuan vandalët aksidentalë, një burrë dhe grua në të 20-at e tyre.

Vepra pa titull vlerësohet të jetë me vlerë rreth 500 mijë dollar.

Ajo është pikturuar nga artisti i grafiteve amerikanë JonOne para një publiku në Seul në 2016.

Që atëherë është shfaqur në vende të ndryshme, së bashku me bojën dhe furçat e përdorura në performancën e drejtpërdrejtë – të cilat konsiderohen si pjesë integrale të veprës artistike.

Kang Wook, udhëheqësi i ekspozitës në Seoul’s Lotte World Mall, i tha Reuters: “Ne aktualisht jemi në diskutime me artistin nëse duhet ta restaurojmë atë.”

Policia gjeti dhe mori në pyetje çiftin në galeri. Organizatorët vendosën të mos ngrinin akuza dhe dyshja u la e lirë.

Incidenti e shtyu galerinë të vendoste një mbishkrim ku shkruhej ‘Mos e prek’. /Demokracia.com/

Të ngjashme