Lajme
Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti ka një paralajmërim të rëndësishëm për ju që udhëtoni
Demokracia
15:11 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i ka paralajmëruar udhëtarët se nuk do t’ju lejohet qasja në fluturim, nëse kanë pasaporta me afat të skaduar.

ANP përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aeroporti patjetër duhet tё jenë tё pajisur me dokumentacion tё vlefshëm pёr udhëtim

“Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё pajisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim. Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet çasja nё fluturim”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Të ngjashme