Lajme
“Mund t’ua sjellë në mëngjes një propozim që nuk do të mund ta refuzoni” | Arkiva e marsit e zë Kurtin në gënjeshtër, ai shprehte gatishmëri për ta shkruar një Statut të Zajednicës
Demokracia
09:13 | 08 Nëntor 2023

Share:

“Madje, u kam thënë që do t’ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do të keni mundësi ta refuzoni”.

Kjo është deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 22 mars 2023, kur për herë të parë ai po e pranonte zyrtarisht dhe para qytetarëve të Kosovës se me Marrëveshjen e Brukselit (27 shkurt 2023) ka pranuar themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vetëm katër ditë para kësaj deklarate, më 18 mars, në Ohër ai kishte arritur pajtueshmërinë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, edhe për Aneksin e kësaj marrëveshjeje, shkruan Demokracia.com.

Përmes Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], Aneksit të saj [Ohër, 18 mars 2023] dhe kësaj deklarate dhënë në RTK, Kurti po bënte kthesën e madhe, duke u zhytur tërësisht në krjimin e Zajednicës, të cilën për një dekadë ai dhe Vetëvendosje e kishin kundërshtuar dhunshëm.

“Madje, u kam thënë që do t’ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do të keni mundësi ta refuzoni. Nuk u pranua as idea, pra unë solla premisën që duhet të pranohet, që unë e shkruaj atë, bazuar në këto tri shtylla dhe mund ta sjelli nesër në mëngjes, se të gjithë ne ishim në hotel në Ohër dhe të gjithë ne e kishim tashmë të dakorduar edhe qëndrimin e saj nate të 18 marsit. Në mëngjesin e 19 marsit, kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga ana ime në këto tri shtylla. Thanë jo, çka t’iu bëj unë tash?”, deklaronte Kurti.

“Me datën 18 mars kam thënë “nëse ju jeni dakord me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ngërthejnë vlerat evropiane, demokratike, universale, në njërën anë, me qëndrimin evropian, edhe kam shkuar më hollësisht kam treguar se cili është ai dhe me qëndrimin amerikan. Pra, tri shtylla: Republika e Kosovës me Kushtetutë dhe vlera, qëndrimi evropian, që është konkret, qëndrimi amerikan, që po ashtu është konkret, në këtë tre-shtylla parimore e të drejta, unë nesër kam thënë që nesër ua sjell juve draftin e statutit, e quajmë qysh të duash”, kishte rrëfyer Kurti.

Lexo më shumë:

“Luani cullak”| Krejt çka tha Kurti në RTK ku e pranoi për herë të parë se ka Asociacion në marrëveshjen e Ohrit

Por, disa muaj më vonë, siç bën zakonisht Kurti, ka ndryshuar sërish fjalët. Sa i përket çështjes së mospërgatitjes së një draft-statuti për Asociacionin nga Kosova, Kurti tha se për të ishte përgatitur “një kurth” në këtë çështje.

Sipas tij, nëse Kosova do të shkruante draft-statut, do të gjindej një mesatare midis draft-statutit të shkruar nga deputetja serbe Daniela Vujiçiq dhe atij që e shkruan Kosova e që do të ishte i keq për Kosovën.

“Arsyeja pse unë konsideroj që kishte qenë gabim ta zëmë në majin e qershorin e këtij viti ta shkruajmë një draft-statut për Asociacionin është se në njërën anë ndërmjetësi e ka pranuar draft-statutin e deputetes së Serbisë, Daniela Vujiçiq e që është më keq se Republika Serbe, nëse ne si Kosovë do të shkruanim një draft-statut, për mua prej bisedimeve të brendshme, ka qenë e qartë se ndërmjetësuesi ka tendencë ta gjejë mesataren dhe ajo mesatare do të ishte shumë e keqe për ne”.

Lexo më shumë:

“Ka qenë një kurth për mua” – Kurti arsyetohet para deputetëve se pse Kosova s’ka shkruar draft-statut të Asociacionit

Më 27 shtator 2023, presidentja Vjosa Osmani i kishte kërkuar publikisht kryeministrit Kurti që Kosova duhet ta përgatis draftin e vet të Asociacionit dhe këtë duhej ta bënte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kjo kërkesë e Osmanit u injorua tërësisht nga Kurti.

“Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht, unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociaicioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialin nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, kishte thënë Osmani.

Lexo më shumë:

Osmani me kërkesë që nuk do t’i pëlqejë Kurtit: Duhet të ulemi me ShBA dhe ta përgatisim draftin tonë për Asociacionin

Lexo më shumë:

Asnjë fjalë | Kurti vazhdon ta injorojë kërkesën e Osmanit për ta përgatitur draft-statutin e Zajednicës me ShBA-në

Më 21 tetor 2023, dialogu Kosovë – Serbi ka marrë dinamikë të re pas vizitës së 5 emisarëve që përfaqësonin ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Mesazhi i tyre ishte i përqendruar vetëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq. Emisarët ia kanë lënë kryeministrit Kurti një draft-statut për Asciacionin.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/pese-emisaret-ia-lane-nje-plan-te-ri-kurti-shpreh-falenderime-dhe-vleresime-per-te/

Ky draft po vazhdon të mbahet i fshehur nga kryeministri Kurti me arsyetimin se do të dëmtonte konfidencialitetin e negociatave. /Demokracia.com/

Të ngjashme