Sport
Moldavia i kthen prapa tifozët nacionalistë serb, shkak frika për një bashkëpunim me rusët për grusht shtet të mundshëm
Demokracia
18:15 | 14 Shkurt 2023

Share:

Tifozëve nacionalistë serb të Partizanit të Beogradit u është ndaluar të udhëtojnë për të parë skuadrën e tyre duke luajtur me Sheriff Tiraspol pasi tensionet mund të përshkallëzohen në Moldavi mes frikës se Rusia mund të planifikojë një grusht shteti, e të cilët janë dyshuar si bashkëpunëtorë të rusëve.

Partizani dhe Sherifi do të takohen të enjten në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa Conference League në një ndeshje që tani do të luhet me dyer të mbyllura, raporton Independent.co.uk, transmeton Demokracia.com.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha të hënën se kishte frikë se Rusia po përgatitte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e saj.

Sandu sugjeroi më tej që qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë, Malit të Zi dhe Serbisë mund të përdoren si pjesë e komplotit, me zyrtarin qeveritar Andrian Keptonar duke sugjeruar në televizion se serbët mund të kenë qenë duke u përpjekur të hyjnë në Moldavi nën maskën e tifozëve të futbollit.

Vendi, i vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, kishte mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore të martën dhe FC Sheriff konfirmoi se autoritetet moldave kishin urdhëruar që ndeshja e tyre të luhej pa tifozë të pranishëm.

Tifozët nacionalistë serbë të Partizanit të Beogradit njihen për veprime te tyre huliganske dhe pro-ruse, në disa raste edhe me mesazhe skandaloze për Kosovën./Demokracia.com/

Të ngjashme