ShowBiz
Moderatori shqiptar “thumbon” Bora Zemanin: Me puthje fitojnë vendin e punës
Demokracia
09:39 | 02 Nëntor 2022

Share:

Moderatori i njohur shqiptar, Flori Gjini, së fundi ka hedhur “thumba” drejt moderatores Bora Zemani.

Në një intervistë për “Natë me Aulonën” ai zbuloi detaje rreth largimit nga TCH si dhe lajmet që ai do të jetë pjesë e “Dancing With The Stars”, shkruan lajmi.net.

Në këtë mënyrë ai vendosi të hedh “kunja” me Borën, e cila e moderon këtë emision.

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, tha ai, fjali e cila mendohet se i është drejtuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

Të ngjashme