Lajme
Kica-Xhelili pyet VV-në: Pse e shkarkuat Shemsi Hazirin kur po hetonte Martin Berishajn e Nagip Krasniqin?
Demokracia
17:38 | 02 Maj 2024

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se Qeveria e Kosovës është e korruptuar dhe nuk pret nga Lëvizja Vetëvendosje ta thotë të kundërten.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo ka thënë se sa herë që dikush në VV mendon ndryshe, dihet se çfarë ndodhë me të.

“Tash me apo pa raportin e DASh-it kjo Qeveri është e korruptuar. Aq më pak nuk ëm duhet mbështetja e LVV-së që sa herë flas unë bëjnë zhurmë. S’prita as që të guxojë ndonjë feputet i VV-së të flasë diçka ndryshe, sepse ne e dijmë çka ndodhë me ata që kanë mendim ndryshime.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka pyetur VV-në pse shkarkoi Shemsi Hazirin që po i hetonte Martin Berishajn e Nagip Krasniqin.

“Pse e shkarkuat Shemsi Hazirin bash në kohën kur ishte duke hetuar Martin Berishën dhe Nagip Krasniqin Pse bëtë presion ndaj policëve të tjerë hetues? Nuk di që dëgjova ndonjë akterë të VV-së të tregojë pse u largua Shemzi Haziri Personi brenda sistemit të drejtësisë, ai person që po hetonte, ju e hoqët nuk e hoqën ish-qeveritë, as emërtimet e përveçshme, i hoqët u, policët hetues, pesë, katër prej tyre, veç dhanë dorëheqje nga presioni.” – deklaroi ajo.

Në fund, Kica-Xhelili ka thënë:

“Për juve nuk është problem me vjedhë, është problem me të nxanë”.

Të ngjashme