Arte
Modeli me prejardhje nga Kosova pjesë e sfilatës “Gucci”
Demokracia
20:40 | 20 Prill 2021

Share:

Modeli Joland Novaj është një i ri me prejardhje shqiptare që ka lindur në New York.

Novaj vazhdon studimet e larta në “Pace University – Lubin School of Business” dhe ushtron profesionin e tij në fushën e modelimit, transmeton Demokracia.com

Jolandi ishte pjesë e gala mbrëmjes së organizuar nga firmat me famë botërore “Gucci & Balenciaga” dhe ka komentuar në rrjete sociale, emocionet e pjesëmarrjes në një event kaq të rëndësishëm për karrierën e tij.

Modeli shqiptar shkëlqeu në këtë pasarelë dhe ai vetë nuk po e besonte që ishte pjesë e galasë.

“Nuk mund ta besoj se po shikoj veten të sfiloj për “Gucci Aria Shoë”, një nder i madh të jem pjesë e saj”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se “Gucci dhe Balenciaga” kanë bashkuar forcat për të lansuar një koleksion. Kush do ta kishte menduar se do të shihnim një ditë ku dy nga shtëpitë më të mëdha të modës luksoze, të dyja në pronësi të Kering, do të bashkoheshin për një projekt të veçantë./Demokracia.com/

Të ngjashme