Sport
Mobilizohen tifozët e Ballkanit: 10 ditë na ndajnë nga takimi më i rëndësishëm në histori të klubit
Demokracia
21:18 | 24 Mars 2022

Share:

Ndeshja kundër Gjilanit po konsiderohet si më e rëndësishmja në histori të Ballkanit nga tifozët e kësaj të fundit.

Tifogrupi suharekas të njohur si “Xhebrailat” kanë nisur mobilizimin për këtë duel të rëndësishëm në luftën për titull të kampionit për Ballkanit, shkruan Demokracia.com.

Ata kanë paralajmëruar udhëtim drejt Gjilanit për ndeshjen e javës së 27-të që luhet fundjavën tjetër në Anamoravë.

“10 ditë na ndajnë nga takimi më i rëndësishëm në historinë e klubit, me fitore eventuale shkojmë +8 nga vendi i dytë. Lajmëro shokët, kohë ki sa dush. Shihemi në njoftimet tjera”, thuhet në njoftimin e tifozëve në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ballkani ka 54 pikë në pozitën e parë dhe është larg pesë pikë nga Gjilani që zë vendin e dytë me 49 pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme