Sport
Mitrovicasi Arbnor Muja ndihet krenar që e shënoi golin historik të tij dhe të klubit në Ligën e Kampionëve
Demokracia
12:49 | 05 Tetor 2023

Share:

Mitrovicasi Arbnor Muja e shkroi mbrëmë emrin e tij në histori të futbollit.

Futbollisti kosovar e pati një arritje të dyfishtë, ndonëse ekipi i tij Royal Antwerp F.C. u mposht nga Shakhtar Donetsk.

Përfaqësuesi i ri i Shqipërisë në fakt e shënoi golin e parë në histori të klubit belg në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Dritës e shënoi edhe golin e tij të parë personal në Champions, në paraqitjen e tij të dytë në fazën e grupeve pas asaj ndaj Barcelonës.

“Goli i parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve për Royal Antwerp F.C. Historia u shkrua”, ka shkruar futbollisti ofanziv në Facebook.

Të ngjashme