Auto&Tech
Miratohet projektligji që mund ta ndalojë TikTok-un në SHBA
Demokracia
21:30 | 13 Mars 2024

Share:

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën legjislacionin që mund të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara pas shfaqjes së shqetësimeve në lidhje me pronësinë kineze të platformës së ndarjes së videove.

Projektligji, i cili kaloi me një votim dypartiak 352-65, kërkon që aplikacioni të ndahej nga kompania mëmë kineze, ByteDance, brenda 180 ditëve ose të përballet me një ndalim në dyqanet e aplikacioneve amerikane.

Masa tani pritet të kalojë në Senatin amerikan, ku përballet me një të ardhme të pasigurt, raporton cnn.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruante projektligjin nëse ai kalon të dy dhomat.

Në një deklaratë, TikTok tha se vëmendjen e ka zhvendosur në Senat, ku fati i legjislacionit është i paqartë.

“Ky proces ishte i fshehtë dhe ligji u miratua për një arsye: ndalimi i platformë”, tha një zëdhënës i TikTok dhe shtoi se “ne shpresojmë që Senati do të marrë parasysh faktet, do të dëgjojë zgjedhësit e tyre, dhe do të kuptojë ndikimin në ekonominë, 7 milionë biznese të vogla dhe 170 milionë amerikanë që përdorin shërbimin tonë”.

Të ngjashme