Lajme
Izraeli qorton thirrjet e SHBA-ve për hetim mbi varrezat masive në Gaza
Demokracia
11:01 | 27 Prill 2024

Share:

Ushtria izraelite thotë se tashmë ka shqyrtuar raportet për varreza masive dhe nuk ka gjetur keqbërje nga forcat e saj, edhe pse administrata amerikane kërkon një hetim mbi këtë çështje.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Izraelit që të hetojë “në mënyrë të plotë dhe transparente” raportet për varrezat masive në spitalin Nasser në Khan Younis, të cilat forcat izraelite i bastisën për herë të fundit në shkurt.

Kur prestigjiozja “Politico” pyeti zëdhënësin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Nadav Shoshani, nëse Izraeli ka në plan të hetojë, ai fillimisht hoqi dorë nga pyetja, duke i quajtur raportet “lajme të rreme”.

Të paktën dy nga tre vendet e varrimit u gërmuan përpara se trupat izraelite të mbërrinin, raportoi “The New York Times”.

Por Mbrojtja Civile e Gazës tha se vetëm rreth 100 njerëz u varrosën në varre përpara bastisjes së IDF dhe gjithsej 392 trupa u gjetën.

Pasi u publikuan lajmet për varrezat masive, ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin zhvarrosur trupat, në një mënyrë respekti, ndërsa kërkonin pengjet e mbetura.

Ata që nuk u përkisnin pengjeve izraelite u kthyen në varre, tha ushtria.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Të ngjashme