Lajme
Ministri i “udhëtimeve”| Rifat Latifi shkon në Greqi
Demokracia
09:58 | 19 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.

Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.

Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave.

Të ngjashme