Lajme
Militantizimi i BQK-së | Kurti i jep fund “pavarësisë” së BQK-së me dy fjali
Demokracia
09:02 | 13 Shkurt 2024

Share:

“Vendimet BQK-së janë të pavarura dhe BQK-ja është institucion i pavarur. Rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës tonë”.

Kështu i ishte kundërpërgjigjur ashpër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), më 31 janar 2024, pak kohë pasi kërkuan që të shtyhet për një kohë të caktuar zbatimi i rregullores së BQK-së, në të cilën rregullohet edhe çështja e përdorimit të “Dinarit” serb në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Kjo qasje përplasëse me aleatët solli pasoja të pariparueshme për Republikën e Kosovës, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe, Japonia e shtete të tjera, të shfaqin për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së papajtueshmërinë e tyre me vendimet e Republikës së Kosovës.

https://demokracia.com/nen-kurtin-kosova-fillon-te-marre-teposhtezen-ndodhi-per-here-te-pare-ne-keshillin-e-sigurimit-shba-ja-dhe-vendet-e-tjera-aleate-nuk-perkrahin-vendimet-e-shtetit-te-kosoves/

https://demokracia.com/duhet-ta-leme-te-qete-bqk-ne-kurti-me-mesazh-te-ashper-per-shba-dhe-be/

Një mesazh të tillë, se “BQK-ja ëshë institucion i pavarur dhe i merr vendimet në mënyrë të pavarur”, është përsëritur në mjaft raste nga kryeministri Kurti.

Por, pas dramave njëmujore dhe përplasjes me aleatët që shkuan deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në orën 11:37 të ditës së hënë, 12 shkurt 2024, kryeministri Kurti, vendosi t’i japë fund “pavarësisë” së Bankës Qendrore të Kosovës, një institucioni të kapur nga militantët e Vetëvendosjes.

Ka mjaftuar një status në anglisht në rrjetin social “X”, që Banka Qendrore e Kosovës brenda pak orëve të “përgatit” planin me veprime shtesë dhe ta publikojë të njëjtin në orën 15:25 të ditës së njëjtë.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera [BQK-ja, vërejtja jonë] që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim”, shkroi ai.

Dhe kështu vendosi BQK, që të hartojë “Planin me Veprime Shtesë të cilat priten të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”.

Ky dorëzim i BQK-së, pas urdhërit të Kurtit me anë të dy fjalive është një lajm i rëndë për pavarësinë e institucioneve të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si institucione të pavarura.

Dorëzimi i militantëve të Vetëvendosjes të emëruar në BQK, vetëm pas urdhërit të Kurtit, është një paralajmërim i rrezikshëm sesi ky institucion po keqpërdoret për interesat politike të partisë në pushtet. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/video-kurti-e-beri-drejtor-te-bqk-se-njeriun-qe-ne-thesar-iu-avulluan-2-1-milione-vv-ja-akuzonte-qeverine-se-po-trimeron-hajnat/

https://demokracia.com/i-diplomuar-37-vjec-inxhinier-i-kompjutereve-kjo-eshte-cv-ja-e-dyshimte-te-dostit-te-kurtit-qe-u-be-zevendesguvernator-ne-bqk/

https://demokracia.com/cka-ka-cka-ska-vellai-i-presidentes-osmani-ramadani-tashme-ka-nisur-punen-ne-bqk/

Të ngjashme