Lajme
Miftaraj: Pjesëmarrja në zgjedhjen e Presidentit është obligim dhe jo tradhti ndaj partisë
Demokracia
15:44 | 04 Prill 2021

Share:

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se pjesëmarrja aktive në procesin e zgjedhjes se Presidentit është detyrë dhe obligim kushtetues, dhe sipas tij, nuk është tradhti ndaj partisë.

Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se baza e një shteti demokratik është zbatimi i vlerave dhe standardeve që promovojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjes se mirë, përcjell Demokraci.com.

“Normal, vota për President mundet me qenë me kusht, si për shembull nëse një deputet kërkon nga qeveria aktuale se do te votoj për Presidentin nëse premton dhe vepron se ne Kuvend dhe qeveri nuk do të ketë deputet apo ministra me aktakuza për korrupsion”, tha mes tjerash Miftaraj.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Pjesemarrja aktive ne procesin e zgjedhjes se Presidentit eshte detyre, obligim kushtetues!

Nuk eshte as tradheti ndaj partise, as kompromis, as nenshtrim, e me se paku poshterim.

Normal, vota per President mundet me qene me kusht, si per shembull nese nje deputet kerkon nga qeveria aktuale se do te votoj per Presidentin nese premton dhe vepron se ne Kuvend dhe qeveri nuk do te kete deputet apo ministra me aktakuza per korrupsion.

Baza e nje shteti demokratik eshte zbatimi i vlerave dhe standardeve qe promovojne sundimin e ligjit dhe qeverisjes se mire.

Te gjithe do te dilnin te fituar, e me se shumti shteti ligjor ne Kosove dhe funksionaliteti i institucioneve kushtetuese./Demokracia.com/

Të ngjashme