Auto&Tech
Meta do të lansojë veçorinë ‘end-to-end encryption’ për bisedat në Messenger
Demokracia
08:32 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Meta do të lansojë në aplikacionin e saj Messenger veçorinë ‘end-to-end encryption’ për biseda dhe telefonata, duke përmbushur një premtim që ka qenë në punë për një kohë të gjatë.

Kur të implementohet kjo teknologji në Messenger vetëm ju dhe personi të cilit i dërgoni mesazhe në aplikacion do të keni qasje në përmbajtje.

“Për shkak të teknologjisë së enkriptimit ‘askush, përfshirë Metën, nuk mund të shohë se çfarë është dërguar ose thënë, përveç nëse vendosni të raportoni një mesazh tek ne”, tha Loredana Crisan, drejtuesja e Messenger.

Crisan tha se do të duhet një kohë derisa Meta të lansojë veçorinë në të gjitha bisedat në Messenger.

Të ngjashme