Sport
Messi shpallet futbollisti më i mirë i Kupës së Botës “Katar 2022”
Demokracia
19:33 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Lionel Messi është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, raporton Demokracia.com.

Messi dhe Argjentina triumfuan në Kupën e Botës duke fituar në finale kundër Francës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë regjistroi shtatë gola në këtë Botëror, duke thyer edhe disa rekorde.

Ai ishte ndër më të merituarit që Argjentina u stolis me trofeun e tretë të Kupës së Botës në histori.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive ndaj Francës, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3./Demokracia.com/

Të ngjashme