Sport
Messi e thyen rekordin e Ronaldos, por jo brenda fushës së futbollit
Demokracia
19:28 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Pasi u shpall kampion bote në “Katar 2022” dhe pas festimeve përkatëse brenda stadiumit ‘Lusail’ dhe dhomës së zhveshjes, Lionel Messi postoi në Instagramin e tij disa foto të festës, pas fitores ndaj Francës, të cilat fjalë për fjalë po arrijnë shifra historike me “Like” të ndjekësve të tij.

Messi jo vetëm që ka arritur shifra marramendëse gjatë Kupës së Botës, por tani ai vazhdon të thyejë rekorde në rrjetet sociale: deri tani publikimi i tij ka arritur në 47 milionë “Like”, një shifër që e kalon shumë atë të publikuar nga Cristiano Ronaldo, i cili tanmi renditet i dyti.

Nuk ka dyshim se publikimi në vijim mund ta tejkalojë këtë shifër, pasi u publikua vetëm më pak se 24 orë më parë, kohë në të cilën ai kaloi atë të hedhur nga portugezi në vitin 2021, që arriti në 32.6 milionë ‘Like’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Të ngjashme