Sport
Mësohet emri i presidentit të ri të Juventusit
Demokracia
15:38 | 29 Nëntor 2022

Share:

Gianluca Ferrero do të bëhet presidenti i ri i Juventusit.

Ferrero që drejton kompaninë “Exor”, do të jetë në krye të klubit italian.

Juventusi u përballë dje (e hëne) me dorëheqjen e kryesisë në krye me Andrea Agnellin.

“Duke iu referuar vendimeve të marra dje nga Bordi Drejtues i Juventusit dhe në funksion të mbledhjes së aksionarëve të thirrur për 18 janar 2023, Exor njofton se do të emërojë Gianluca Ferrero president të Juventusit. Ferrero zotëron përvojë solide dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe një pasion të vërtetë për klubin e Juventusit, të cilat e bëjnë atë personin më të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin. Exor do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e bordit drejtues brenda afateve të ligjit, pra 25 ditë para mbledhjes së datës 18 janar”, bëhet e ditur në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme