Arte
‘Meet Manifesta 14 Prishtina’ mbahet të premtën në Kino Armata
Demokracia
18:48 | 17 Mars 2021
Meet Manifesta 14 Prishtina, Facebook

Share:

‘Manifesta’ e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të artit në Evropë do të mbahet më 19 mars në objektin e Kino Armatës.

Të premtën, ngjarja ‘Meet Manifesta 14 Prishtina’ do të fillojë në orën 12 në objektin e Kino Armatës, ku do të tregojë se çfarë është Manifesta dhe çfarë do të prezantohet në dy vitet e ardhshme, shkruan Demokracia.com.

Ngjarjen mund ta përcillni edhe online përmes platformës Zoom, duke u regjistruar në linkun poshtë.

 https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZAqc–grzsvGtbFR1im5tNLgCDnmoxYK6Kf?fbclid=IwAR3ZlotVDr8ySRxtsMbu54d0cKEuA8BKzpeCAIJhBN88bjl7SuDkjL9TaKU

Manifesta është ftuar nga Komuna e Prishtinës që të zhvillojë, së bashku me qytetarët, një sërë projektesh dinamike kulturore të qëndrueshme.

Bazuar në një model të bashkëpunimit ndër-rajonal, dhe duke ndërlidhur planifikimin urban, ndërtimin e komunitetit, artin dhe kulturën bashkëkohore, Manifesta 14 Prishtina synon të krijojë një kornizë për realizimin e projekteve ndër-diciplinore përmes angazhimit qytetar.

Ajo planifikon të hapet në vjeshtën e vitit 2022. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme