Arte
Më në fund seriali ‘Friends’ tregon kohën kur do të nisin xhirimet
Demokracia
15:48 | 04 Mars 2021

Share:

Rikthimi i shumëpritur dhe vonuar i serialit “Friends” në HBO Max më në fund do të filmohet “për pak më shumë se një muaj”, sipas aktorit David Schwimmer.

Aktori 54-vjeçar, i cili luajti paleontologun nerdy Ross Geller në sitcomin e NBC nga 1994 në 2004, zbuloi planet të mërkurën gjatë një interviste me nikoqirin e SiriusXM Andy Cohen, transmeton Demokracia.com

“Oh, po ndodh më në fund. Në të vërtetë për pak më shumë se një muaj do të filmohet dhe unë jam duke shkuar në LA, “tha ai.

“Pra, më në fund, dua të them, ne gjetëm një mënyrë për ta filmuar në mënyrë të sigurt dhe do të ketë një pjesë të saj që ne e filmojmë jashtë për shkak të protokolleve të sigurisë”.

Në serialin “Friends” luajnë Schwimmer; Jennifer Aniston, 52 vjeç; Courteney Cox, 56 vjeç; Lisa Kudrow, 57 vjeç; Matt LeBlanc, 53, dhe Mattheë Perry, 51, fillimisht pritej të mblidheshi për specialin në kohë për fillimin e HBO Max në maj të vitit 2020.

Por me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, xhirimet u vonuan./Demokracia.com

Të ngjashme