Lajme
Mbi gjashtë muaj për të identifikuar mbetjet mortore të të zhdukurve gjatë luftës
Demokracia
08:09 | 11 Nëntor 2023

Share:

Mbetje mortore të së paku 7 personave që dyshohet të jenë në listën e personave të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur vetëm brenda këtij viti, në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.

Megjithatë identidifikimi i saktë se kujt i përkasin dhe numri mund të dihet vetëm pas analizave të ADN-së, të cilat bëhen vetëm në Hagë, nga Komiteti ndërkombëtar për persona të zhdukur.

Kjo procedurë e identifikimit mund të marr kohë më shumë se 6 muaj.

Ditor Haliti, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, tregon se pse një gjë e tillë nuk bëhet në Kosovë.

Ditor Haliti nga IML ka deklaruar se : “Mund të behet edhe në Kosovë, duke qenë se Agjencioni Kosovar i forenzikeës, e ka aparaturën për saktësimin e adn-së, prej materialit kockor mirëpo problemi qëndron se e gjithë databaza, e mostrave të gjakut që kanë dhënë familjarët e personave të zhdukur gjendet në Hagë, kështu që ata e kanë për momentin pronësine e këtyre mostrave gjakut, dhe për arsye që të jetë procesi më i shpejtë, ne i dërgojmë mostrat në Hagë që të krahasohet me mostrat e gjakut, përndryshe nëse do donim të i bënim këto, do duhej që ne të shkonim tek të gjithë familjarët e personave të zhdukur dhe të ja kërkonim mostrat e gjakut edhe njëherë që do të ishte shumë problem nuk do ishte lehtë për familjarët që ti nënshtrohen.”

Haliti shton se janë duke shqyrtuar mundësinë që përmes një marrëveshjeje, në të ardhmen mostrat e gjakut të sillen në Kosovë.

Pjesë e procesit të zbardhjes së fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, janë edhe EULEXI.

Luisa Marinho, udhëheqëse e ekipit mjeko ligjor nga ky mision, tregon për pjesën e identifikimit të mbetjeve që gjenden gjatë gërmimeve.

Luisa Marinho, Udhëheqëse e ekipit mjeko ligjor nga EULEX-i ka deklaruar se “Identifikimi i mbetjeve njerëzore është proces, ka linja të ndryshme të provave që mund të llogariten. Njëra pjesë është ekzaminimi i mbetjeve, aty jepen disa informacione që kanë të bëjnë me moshën, gjininë e individit që po e ekzaminojnë. Pastaj mostrat mbledhen për profilizimin e ADN-së, këto mostra dërgohen në laborator. Profili i ADN-së, merret nga mbetjet pastaj mund të krahasohet nga data baza e mostrave e ADN-ve e familjeve të personave të zhdukur….Pastaj evidenca të tjera mund të llogariten, sic janë informacionet nga individët kur ai apo ajo ishte gjallë dhe mund të krahasohet se cfarë po shikohet sot në mbetjet mortore.”

Ajo thotë se si shkak i luftërave në vende të tjera, mund të ketë më tepër vonesa në marrjen e rezultatve të mostrave që dërgojnë.

Luisa Marinho, Udhëheqëse e ekipit mjeko ligjor nga EULEX-i ka shtuar se “Mund të imagjinoj që resurset janë fokusuar në zonat e konflikit, jo vetëm në Ukrainë por edhe në vende të tjera. Eksperetët mund të jenë duke punuar në vende të tjera të konflikit, po ashtu organizatat humanitare mund që laboratrorët e ADN-së janë duke punuar në zonat e konfliktit ku ka punë më shumë, kjo mund të ketë efekt në ngadalësimin e procesit këtu.”

Në Kosovë janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të zhdukur, që nga përfundimi i luftës, derisa tashmë ka rinisur procesi i gërmimeve edhe në Serbi, pas një ndërprerje prej 2 vitesh.

Të ngjashme