Sport
Mbappe merr gjithë vëmendjen në Twitter me postimin që ka shpërndarë
Demokracia
22:02 | 24 Korrik 2023

Share:

Kylian Mbappe është emri më i përfolur aktualisht në tregun e transferimeve.

Sulmuesi francez është zyrtarisht në shitje nga Paris Saint-Germain, pas refuzimit të tij për të nënshkruar një rinovim kontrate.

Sot (e hënë), Al Hilal bëri ofertë rekorde prej 300 milionë euro te PSG për kartonin e Mbappes dhe klubi parisien e ka pranuar atë.

Mirëpo, 24-vjeçari ka filluar të qeshë me raportimet se ai mund të shkojë të luajë në Arabinë Saudite.

Madje, ai nuk ka fare presion dhe kjo mund të vërehet edhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku ka shpërndarë një status të yllit të NBA-t, Giannis Antetokounmpo.

“Al Hilal a mund të më transferoni mua. Unë dukem si Kylian Mbappe”, ka shkruar Antetokounmpo me disa emoji duke qeshur.

Mbappe e shpërndau këtë postim me shumë emoji si shenjë se po dëfrehet.

Të ngjashme